Ballina Aktualitet

Basha: Rama po mbron krimin e Ballës

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se “Edi Rama gënjen për të mbrojtur krimin e Taulant Ballës në policinë e Fushë-Krujës”.

Në një video të publikuar, Basha thekson se “alibia e Edi Ramës për Taulant Ballën nuk qëndron. Shijak TV e transmetoi intervistën në orën 13:46, Taulant Balla doli para medieve në orën 15:06. Sa herë kapet në krim Edi Rama, mashtron për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin”.

“Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen, veting në politikë pa vonesë”, shprehet Basha. /k.s//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – CR7 gati të luajë pavarësisht akuzave të stuhishme
Artikulli tjetërProblematikat e rajonit në shfaqjen “Between” nga kompania zviceriane “Linga”