Ballina Aktualitet

Nikolla takon kryetarin e Këshillit të Stokholmit: Bashkëpunime me bashkitë e Shqipërisë

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u pritën në bashkinë e Stokholmit, nga kryetari i këshillit të qytetit, Olle Burell.

Kryetari Burell i njohu miqtë nga Shqipëria me funksionimin e qeverisjes së Stokholmit dhe disa aspekte të zhvillimit dhe shërbimeve publike për qytetarët.

Kryetarja Nikolla u shpreh se, qeverisja vendore është një shtyllë e sistemit demokratik, dhe qeverisja e qytetit të Stokholmit rrezaton jo vetëm në Suedi, por në të gjithë kontinentin, sepse Stokholmi është një qytet me prestigj të lartë ndërkombëtar.

Nikolla inkurajoi bashkinë e Stokholmit, por edhe bashkitë e tjera të Suedisë të ndërtojnë bashkëpunime me bashkitë e Shqipërisë, për t’u dhënë atyre mundësi për të përfituar nga kultura qeverisëse vendore bashkëkohore.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – SHBA-ja furnizon Ukrainën me armë me uranium të varfëruar
Artikulli tjetër​Emërohet shefi i ri i misionit të EULEX-it në Kosovë