Ballina Flash

​Emërohet shefi i ri i misionit të EULEX-it në Kosovë

PRISHTINË,13 qershor /ATSH/ Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar, Giovanni Pietro Barbano shef të ri të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX.

Barbano është gjeneral major në Karabinierët Italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.

Mandati i tij si shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Vendimi për emërim është marrë nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri (KPS).

Barbano është pasardhës i Lars-Gunnar Wigemarkun./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla takon kryetarin e Këshillit të Stokholmit: Bashkëpunime me bashkitë e Shqipërisë
Artikulli tjetërPARIS – Franca denoncon fushatën dezinformuese ruse