Ballina Bota

MINSK – Lukashenko: Nëse sulmohemi do të përdorim armë bërthamore

MINSK, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Bjellorusia nuk do të kishte asnjë shqetësim për përdorimin e armëve bërthamore nëse do të sulmohej, deklaroi presidenti Aleksander Lukashenko duke nënvizuar se ”ishte ai që i bëri presion presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi”.

Këto armë pritet të mbërrijnë muajin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur agjencia bjelloruse e lajmeve, Belta.

”Gjithçka është gati. Mendoj se do të duhen disa ditë dhe do të marrim atë që kemi kërkuar”, theksoi Aleksander Lukashenko.

Katër ditë më parë, Putin tha se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet ndërtimore në instalimet e nevojshme./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikualifikohet pika kufitare e Muriqanit, Kumbaro: Kartëvizitë dinjitoze e turizmit
Artikulli tjetërÇfarë është laparotomia, ndërhyrja së cilës iu nënshtrua papa Françesku?