TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se “axhenda jonë e gjelbër është mjedisi i pastër, për të cilin ia kemi nisur nga Plani Kombëtar i Pastrimit, duke mbërritur tek Ekonomia Qarkulluese që përfaqëson vizionin tonë të padiskutueshëm”.
Në konferencën “Zbatimi i Axhendës së Gjelbër për Prosperitet Ekonomik dhe Shoqëror në Ballkanin Perëndimor”, Kumbaro tha se për këtë çështje ka ende shumë nevojë të flasim me projekte konkrete për të.
Ajo theksoi se, Axhendën e Gjelbër duhet ta bëjmë pjesë të ligjërimit publik e të mendësisë ku tha se këtë trajtuam sot në konferencë me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë Niels Annen.
“Kooperacioni gjerman ka qenë partneri ynë më solid në krijimin e modeleve të riciklimit e kompostimit dhe me projekte të tjera të mira do të vazhdojmë”, u shpreh Kumbaro.























