Ballina Bota

PARIS – Macron kritikon sulmin ndaj digës dhe premton ndihma

PARIS, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar shkatërrimin e digës Kakhovka në Ukrainën e pushtuar dhe ka premtuar se vendi i tij do të dërgojë ndihma shpejt.

“Ne do të dërgojmë ndihma në orët e ardhshme për të përmbushur nevojat imediate”, tha Macron pas një telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“I shpreh Presidentit Zelensky solidaritetin tim me popullin e tij pas sulmit në digën Kakhovka. Franca dënon këtë akt të urryer që rrezikon popullatën”, theksoi Macron.

Pallati Elysee do të dërgojë shumë shpejt 10 ton produkte shëndetësore, higjienike dhe të trajtimit të ujit së bashku me tanke portative siç kërkohet nga ukrainasit.

Komentet e tij vijnë pasi diga u shkatërrua nga qyteti Nova Kakhovka në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit Kherson të Ukrainës jugore. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Axhenda jonë e gjelbër është mjedisi i pastër
Artikulli tjetërSfidat me Moldavinë e Ishujt Faroe, dëmtohet Balliu e zëvendëson Aliji