TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.Nga orët e mesditës e ne vazhdim shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.
Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – verilindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/27 | Diell re shi |
| Kukës | 13/24 | Diell re shi |
| Lezhë | 15/28 | Diell re shi |
| Dibër | 12/25 | Diell re shi |
| Durrës | 16/28 | Diell re shi |
| Tiranë | 17/29 | Diell re shi |
| Elbasan | 14/29 | Diell re shi |
| Berat | 14/28 | Diell re shi |
| Vlorë | 17/28 | Diell re shi |
| Korçë | 11/22 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 11/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 16/27 | Diell re shi |























