Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 1 qershor 2023

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.Nga orët e mesditës e ne vazhdim shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.       

Era do të fryjë me drejtim verilindje – verilindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/27 Diell re shi
Kukës 13/24 Diell re shi
Lezhë 15/28 Diell re shi
Dibër 12/25 Diell re shi
Durrës 16/28 Diell re shi
Tiranë 17/29 Diell re shi
Elbasan 14/29 Diell re shi
Berat 14/28 Diell re shi
Vlorë 17/28 Diell re shi
Korçë 11/22 Diell re shi
Gjirokastër 11/27 Diell re shi
Sarandë 16/27 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version