Ballina Aktualitet

KAS rrëzon dy kërkesa ankimore

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot dy kërkesa ankimore mbi procesin zgjedhor të 14 majit.

Fillimisht KAS rrëzoi kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kundërshtonte rezultatin zgjedhor për kryetarin dhe këshillin bashkiak të Krujës.

Në këtë ankesë kërkohej pavlefshmëria e zgjedhjeve në ato QV të bashkisë Krujë ku janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshme e zgjedhjeve në disa qendra votimi të bashkisë Gjirokastër.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Mbytet anija me migrantë në Mikonos, 3 të vdekur dhe të paktën 10 të zhdukur
Artikulli tjetërTabaku: Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese