Ballina Lajme nga Vendi

Mamografët e lëvizshëm, me grafik nëpër qytete gjithë tetorin

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ – Çdo grua ka akses për të marrë shërbimin e mamografisë, kudo ku ajo jeton.

Ministrja Manastirliu njoftoi këtë fillimmuaji, se ku do të jenë mamografët e lëvizshëm gjatë muajit tetor, muaji i ndëgjegjësimit për kancerin e gjirit.

“Shërbimi garantohet afër vendbanimit, nëpërmjet programit tashmë të konsoliduar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik, të mamografëve të lëvizshëm, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar 4073 ekzaminime.
Shërbimi i mamografisë ofrohet gjithashtu në spitalet rajonale. Përpos Tiranës dhe spitaleve rajonale të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Beratit dhe Korçës, këtë vit shërbimi është ofruar për herë të parë edhe në spitalet e Kukësit, Dibrës dhe Gjirokastrës”, ka shkruar ministrja.

Datat e mamografive të lëvizshme nëpër qytete:

Në Skrapar data 1 deri në 10 tetor

Në Fier nga data 10 deri në 20 tetor

Në Ersekë nga 20 deri në 25 tetor

Në Sarandë nga 25 deri më 31 tetor

Në Lezhë nga 1 deri më 10 tetor

Në Bajram Curri 10 deri më 15 tetor

Në Fierzë 15 deri më 20 tetor

Në Bulqizë 20 deri më 25 tetor

Në Burrel 25 deri më 31 tetor

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE-ja i kërkon May-t të përfundojë punën për Brexit
Artikulli tjetërHekurudha Durrës-Tiranë, KKT miraton lejen e ndërtimit