Ballina Aktualitet

Ngjarja në Gramsh, arrestohen 4 të mitur

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Policia ka arrestuar 4 të mitur të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me thikë shtetasin F. B., 15 vjeç dhe plagosën kushëririn e tij M.L, 15 vjeç.

Policia ka arrestuar Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

“Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2″, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANË – Polemika mes Johnny Depp dhe Maïwenn për filmin ”Jeanne du Barry”
Artikulli tjetër“National Geographic”: Shqipëria krijon parkun e parë kombëtar lumor në botë