Ballina Flash

Beci pas votimit: Ditë e rëndësishme për Shkodrën

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci votoi sot në Shkodër.

Beci pas votimit në një prononcim për medie tha se, sot flasin qytetarët.

“Kam folur shumë gjatë fushatës, sot radhën e kanë qytetarët. Është ditë e rëndësishme për Shkodrën, shpresoj të jetë e mbarë për të gjithë! Ftesa ime është për pjesëmarrje sa më të lartë dhe qytetari”, tha Beci.

Ai falenderoi dhe gazetarët për punën e bërë gjatë kësaj fushate zgjedhore, të cilët sipas tij kanë bërë një punë profesionale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTRET – Erdogan ndërtuesi i madh i Turqisë së shekullit XXI
Artikulli tjetërBalla: Qytetarët të dalin të votojnë