Ballina Flash

Nxitje e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në fushën e energjisë

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe ambasadori Anar Huseynov zhvilluan sot një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ata u pritën nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Parlamentin e Azerbajxhanit, deputetja Anila Denaj, drejtori i Kabinetit, Kosta Barjaba, dhe këshilltarja e Kryetares, Ejona Isufaj.

Gjatë takimit u bisedua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Milli Majlis (parlamentit) të Azerbajxhanit, mbështetjen nga Kuvendi të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve, nxitjen e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe fusha të tjera.

Përfaqësuesit e Kuvendit u kërkuan zyrtarëve azerë më shumë fleksibilitet nga qeveria e Azerbajxhanit ndaj njohjes së Kosovës dhe mbështetjen nga delegacioni parlamentar i Azerbajxhanit në Këshillin e Evropës të Rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmitari i 4-t dëgjohet në seancë private
Artikulli tjetërMetani: Reforma, betejë jo vetëm e institucioneve të Drejtësisë