Ballina Flash

Veliaj : Mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e Atdheut

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, bashkia e Tiranës është mbuluar nga një flamur gjigant.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj ka përkujtuar dëshmorët, ndërsa theksoi se  “bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm rehabilitimit të Varrezave të Dëshmorëve, por dhe përkujtimit të datave dhe ngjarjeve historike për vendin tonë”.

“Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut!”, tha Veliaj.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestivali i Resë, 150 artistë dhe performanca multidisiplinore
Artikulli tjetërSako: Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’ua dhënë padronëve të Igli Carës