Ballina Ekonomi

Java e Bashkëpunimit, ekspertë të bizneseve nga Europa mblidhen në Tiranë

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – Ekspertët e bizneseve nga e gjithë e Europa do të jenë në Tiranë këtë javë për të diskutuar mbi ekonominë e bashkëpunimit dhe të ardhmen e punës.

Këta ekspertë do të marrin pjesë në Javën e Bashkëpunimit 2018, e cila organizohet në datat 4-7 tetor në Tiranë nga Betahaus, mbështetur nga projekti ProSEED i GIZ.

Java e Bashkëpunimit është një event katërditor ku ekspertët e bizneseve nga e gjithë e Europa vijnë së bashku për të diskutuar mbi ekonominë e bashkëpunimit dhe të ardhmen e punës.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSUEDI – Fituesit e Nobelit të Fizikës në 10 vitet e fundit
Artikulli tjetër“Piramida”, brenda vitit, qendra më e madhe e teknologjisë