SUEDI – Fituesit e Nobelit të Fizikës në 10 vitet e fundit

STOKHOLM, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Komiteti Nobel i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave dha sot Çmimin Nobel të Fizikës, më poshtë vijon lista e fituesve në 10 edicionet e fundit.

2018 : Arthur Ashkin (SHBA), Gerard Mourou (Francë) dhe Donna Strickland (Kanada), për kërkimet e tyre mbi teknologjinë lazer që ka mundësuar krijimin e pajsijeve të precizionit të lartë të përdorura në industri dhe shëndetësi.

2017 : Rainer Weiss, Barry Barish dhe Kip Thorne (SHBA), për vëzhgimin e valëve gravitacionale që konfirmon një parashikim të Albert Ajnshtajnit në teorinë e tij të Relativitetit të Përgjithshëm.

2016 : David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz (Britani e Madhe) për krijimin e izolantëve topologjikë, materiale “ekzotike” që mundësojnë që në një të ardhme pak a shumë të afërt të krijohen kompjutera super të fuqishëm.

2015 : Takaaki Kajita (Japoni) dhe Arthur McDonald (Kanada) që arritën të zbulojnë se neutrinot, grimca elementare, kanë masë.

2014 : Isamu Akasaki, Hiroshi Amano (Japoni) dhe Shuji Nakamura (SHBA), për shpikjen e diodës përçuese të dritës (LED).

2013 : François Englert (Belgjikë) dhe Peter Higgs (Britani e Madhe) për punimet e tyre mbi bozonin e Higsit, një grimcë elementare.

2012 : Serge Haroche (Francë) dhe David Wineland (SHBA) për kërkimet e tyre në optikën kuantike që mundëson krijimin e kompjuterave super të fuqishëm dhe të orave të një precizioni ekstrem.

2011 : Saul Perlmutter dhe Adam Riess (SHBA), Brian Schmidt (Australi-SHBA) që zbuluan se zgjerimi i universit ishte në përshpejtim dhe se do të përfundojë duke u ngrirë.

2010 : Andre Geim (Holandë) dhe Konstantin Novoselov (Rusi-Britani e Madhe) për zbulimin e grafenit, një formë revolucionare e grafitit, që pritet të ndryshojë krejtësisht elektronikën, kryesisht prodhimin e kompjuterave dhe të tranzistorëve.

2009 : Charles Kao (SHBA-Britani e Madhe), Willard Boyle (SHBA-Kanada), George Smith (SHBA) për punimet e tyre mbi fibrat optike dhe gjysmëpërçuesit, përgjegjëse për përparime madhore në telefoni, transferimin e të dhënave dhe fotografi. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.