Ballina Bota

PARIS – Macron: Reforma e pensioneve e bën Francën më të fortë

PARIS, 20 prill /ATSH-DPA/ – Një vit pas rizgjedhjes së tij dhe mes muajsh protestash të ashpra për reformën e tij jopopullore të pensioneve, presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë një vlerësim pozitiv për performancën e tij.

‘’Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, janë krijuar 1.7 milionë vende pune, papunësia është ulur në një nivel historikisht të ulët’’ theksoi Macron në një intervistë.

‘’Me investime të mëdha në industrinë farmaceutike dhe kimike, për shembull, riindustrializimi i Francës po çohet përpara dhe synimi është punësimi i plotë’’, shtoi  ai.

“Çështja e pensioneve është pjesë e një axhende për të forcuar Francën. Rritja e moshës së pensionit do të thotë të punosh më shumë dhe të prodhosh më shumë pasuri për vendin. Është një luftë për çdo individ, është e vërtetë dhe e di, por është e dobishme për komunitetin”, theksoi Macron.

‘’Jemi të vetëdijshëm se reforma, e cila e sjell moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, nuk është pritur mirë, por duhet të veprojë për të mirën e vendit’’, shtoi ai.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Drejt BE-së, 76.3 % e eksporteve
Artikulli tjetërRama: Agjërim të pranuar besimtarëve në ditën e fundit të muajit të bekuar