Ballina Bota

FOKUS – SHBA-ja sanksionon kompanitë që mbështesin programet e armëve të Iranit

UASHINGTON, 22 mars /ATSH-DPA/- SHBA-ja vendosi sanksione të reja ndaj disa kompanive dhe individëve për mbështetjen e prokurimit të materialeve nga Irani për programet e tij të armëve.

Katër kompanitë dhe tre individët e shënjestruar në njoftimin e së martës janë të vendosura në Iran dhe Turqi.

“Pajisjet përfshijnë motorë me origjinë evropiane të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në mbështetje të UAV-ve dhe programeve të armëve të Iranit”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Thesarit.

“Përhapja e mirëdokumentuar e Iranit e UAV-ve dhe armëve konvencionale për përfaqësuesit e tij vazhdon të minojë sigurinë rajonale dhe stabilitetin global”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E Nelson.

Ndikimi i SHBA-së mbi të gjithë sistemin financiar global e bën më të vështirë për kompanitë e sanksionuara të kryejnë biznes ndërkombëtar.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​26 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë
Artikulli tjetërKumbaro: FESTAForum, forumi dedikuar turizmit të qëndrueshëm