Ballina Bota

ITALI – “ISTAT”: Bie numri i lindjeve

ROMË, 20 mars /ATSH-DPA/ – Numri i lindjeve në Itali ka vazhduar të bjerë, sipas të dhënave të publikuara sot nga agjencia e statistikave “ISTAT”.

Sipas shifrave të fundit, në vitin 2022 kanë lindur 392 598 fëmijë, duke regjistruar 7 651 të sapolindur më pak se në vitin 2021.

Popullsia e përgjithshme ka shënuar një rënie me 179 000 njerëz në një vit.

Në fund të vitit 2022, popullsia e Italisë ishte 58 85 milionë banorë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare në Bujqësi, mbi 15 mijë aplikime në ditën e parë
Artikulli tjetërMiratohen kriteret teknike për aksesueshmërinë e QV nga zgjedhës me aftësi të kufizuara