ATHINË, 29 shtator /ATSH-ANSA/ – Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Mesdheun Jugor duke goditur veçanërisht Greqinë.
Stuhia, e quajtur ”Zorba”, po godet aktualisht jugperëndimin e Peloponezit, me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 90 kilometra në orë, ndërkohë që po i drejtohet edhe Athinës, ku pritet që intensitetin maksimal ta ketë gjatë mbrëmjes.
Mbrojtja Civile greke ka lëshuar alarmin për pjesën më të madhe të vendit, edhe pse ky ciklon po e humbet forcën dhe po i drejtohet lindjes.
Pritet që për pak orë ai të mbërrijë në detin Egje’ dhe në bregdetin turk.
Pjesa më e madhe e udhëtimeve të trageteve nga Athina është pezulluar.
Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale./ a.jor.























