Ballina Flash

Borrell: Të pranohet plani evropian, është koha që të përfundojë

PRISHTINË, 16 mars /ATSH/ Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar sot se takimi i 18 marsit në Ohër, ku do ta takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, do të bëhet për t’u pajtuar se si të zbatohet marrëveshja e propozuar nga BE.

Ai përmes një shkrimi në Twitter ka potencuar se, është koha që të përfundojë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut më 18 mars në Ohër.

Bashkimi Evropian ka informuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nga ora 10:00 do të takohen ndaras me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimeve ndaras, do të mbahet edhe një takim të përbashkët, i cili do të fokusohet në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis në Tiranë takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri
Artikulli tjetërCelibashi: Zgjedhja e kandidatëve të pastër, thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike