TIRANË, 13 mars/ATSH/ Në tremujorin e katërt të vitit 2022, totali i shkallës së punësimit arriti 66.5 %, duke shënuar rritje me 4.2 %, krahasuar me një vit më parë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se, niveli i papunësisë në tremujorin e katërt të vitit 2022 u ul me 1.4 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të mëparshëm.
Ibrahimaj vuri në dukje se, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt është 74.8 %, duke shënuar rritje me 4.4 %.
Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 0.5 % në sektorin e industrisë, me 6.3 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 3.8 % në sektorin e bujqësisë.
/gj.m/r.e/






















