TIRANË, 11 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 9 qytetarë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos.
“Janë 170 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në një njoftim.
Statistika ( 11 Mars 2023)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 288
Testime totale 2,043,721
Raste pozitive 333,651
Raste të shëruara 329,881
Raste aktive 170
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 147
Fier 10
Vlorë 3
Shkodër 3
Gjirokastër 2
Durrës 1
Elbasan 1
Berat 1
Kukës 1
Lezhë 1












