TIRANË, 29 shtator /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura gjatë pjesës së parë të ditës, më pas do jetë i kthjellët me vranësira kalimtare në Verilindje dhe Juglindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në ekstremin jugor.
Më pas kemi ndërprerje të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi 5-20 m/s. Erë me rrahje përgjatë vijës bregdetare. Deti parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.4 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 15/24 re diell |
| Kukës | 14/21 re diell |
| Lezhë | 16/25 re diell |
| Dibër | 13/20 re diell |
| Durrës | 16/26 re diell |
| Tiranë | 17/26 re diell |
| Elbasan | 16/24 re diell |
| Berat | 15/25 re diell |
| Vlorë | 16/25 re diell |
| Korcë | 12/21 re diell |
| Gjirokastër | 13/22 re diell |
| Sarandë | 14/25 re shi diell |
/e.malaj/




















