Ballina Bota

BRUKSEL – Hahn: Pjesëmarrje masive në referendumin maqedonas për emrin

BRUKSEL, 29 shtator /ATSH-ANSA/ – U bëj thirrje qytetarëve maqedonas të marrin pjesë në një proces të lirë dhe demokratikë për të ardhmen e vendit të tyre, deklaroi komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin maqedonas për Çështjet Europiane Bujar Osmani, dy ditë para referendumit që Maqedonia do të organizojë për marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të vendit.

“Bojkoti nuk është shprehje e pjekurisë demokratike”, theksoi Hahn duke iu përgjigjur pyetjeve që kishin të bënin me qëndrimin e kundërt të presidentit maqedonas Ivanov, i cili ka bërë thirrje që qytetarët të mos shkojnë në votim.

“Qytetarët duhet të vlerësojnë mundësinë dhe të votojnë”, shtoi komisioneri.

Komisioni Europian filloi analizën, e njohur si ”procesi i shqyrtimit” (”screening”), të kërkesës së Shqipërisë dhe Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim, të caktuar për në muajin qershor 2019.

“Nuk mund të humbasim asnjë ditë”, theksoi Hahn./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Keni veshur këpucë… 17 milionë dollarëshe?
Artikulli tjetërTunelet panoramike të Pogradecit, nga trajektoret më të bukura turistike të rajonit