Ballina Bota

BRUKSEL – BE-ja në alarm për buxhetin e Italisë

BRUKSEL, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioneri i Bashkimit Europian, Pierre Moscovici paralajmëroi sot se buxheti i vendosur nga qeveria populiste e Italisë ka thyer rregullat e BE-së.

Partitë në pushtet, Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) dhe Liga vendosën të enjten buxhetin e vitit 2019 me një deficit prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Ky është një buxhet… që sot duket sikur është jashtë parametrave të rregullave tona. Ky është një buxhet me të cilin Italia, që ka një borxh publik prej 132%, ka zgjedhur zgjerimin dhe stimujt ekonomik”, theksoi Moscovici për radion RMC.

Sipas Paktit për Stabilitet dhe Rritje të BE-së, të arritur pas krizës ekonomike të vitit 2008, vendet e eurozonës duhet të mbajnë deficitin brenda 3% të PBB-së dhe të limitojnë borxhin publik në jo më shumë se 60% të PBB-së./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTragjikomedia “Vetëvrasësi”, sonte në skenën e “arTurbinës”
Artikulli tjetërMeta në OKB: Angazhimi i NATO dhe BE, garantuesit më të mirë të paqes në rajon