TIRANË, 1 mars/ATSH/ Gjatë një vizite në Bruksel, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka takuar Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, Patrick Child.
Pas një bashkëbisedimi mes tyre, në fokus të bisedës ka qenë misioni i BE-së tek 100 qytetet klimatike, ku bën pjesë edhe Elbasani.
Pas këtij takimi Llatja shprehu vlerësimin për gjithë punën dhe përkushtimin që bashkia e Elbasanit po bën si pjesë e “EU Cities Mission” Team, ku roli i qytetit të Elbasanit është një rol kyç për Rajonin dhe mundësinë e zhvillimit të një konference së shpejti me të gjithë bashkitë pjesë të misionit në Elbasan.
/k.s/





















