TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vrapoi sot në Maratonën e Mesdheut në Bari.
Kjo Maratonë, këtë vit, i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë, vit kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit.
Veliaj shprehu mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë së Barit, Antonio Decaro, të cilin e cilësoi si, “progresist, modernizues dhe një mik i shkëlqyer i shqiptarëve!”.
“Do ta mikpresim në Tiranë pas pak javësh, por nuk do ta lodhim me një maratonë tjetër!”, theksoi Veliaj.






















