Ballina Flash

Mjeshtrja japoneze e harpës interpreton himnin shqiptar

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Një artiste japoneze interpretoi himnin kombëtar të Shqipërisë gjatë “Albanian Day” në Tokio të Japonisë.

Kryeministri Edi Rama ndau në një postim në rrjetet sociale, videon me interpretimin e  artistes japoneze.

“Himnin tonë të luajtur siç nuk e keni dëgjuar kurrë, nga një mjeshtre e harpës gjatë Albanian Day në Tokio”, shkroi Rama.

Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni deri në 25 shkurt në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

Kryeministri Rama po zhvillon një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Viti 2022 shënoi 100-vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden premton mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s
Artikulli tjetërRreth 7 500 tonë mallra në përpunim në Portin e Durrësit