Ballina Flash

BE dhe MD, bashkëpunim për hartimin e strategjisë për viktimat e krimeve

TIRANË, 22 shkurt/ATSH – I. Vata/ Në Ditën Evropiane për Viktimat e Krimit, Delegacioni i BE organizoi një takim, ku mori pjesë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të BE në Tiranë, Alexis Hupin.

Hupin tha se, sot në Ditën Evropiane për Viktimave të Krimit, BE solidarizohet me të gjitha viktimat e krimit.

“Për të riafirmuar angazhimin tonë, për të siguruar drejtësi, mbështetje dhe mbrojtje për ta, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, nisëm hartimin e Strategjisë Shqiptare për Viktimat e Krimeve”, tha ai.

Po ashtu, Hupin theksoi se, “Bashkimi Evropian po mbështet Shqipërinë për të krijuar një mjedis ku viktimat e krimit të trajtohen me dinjitet, të mbështeten dhe të mbrohen më mirë.

“Për sa i përket hartës gjyqësore apo ndihmës juridike, komunikimi është element kyç që qytetarët dhe viktimat të njohin të drejtat e tyre”, tha Shefi i Seksionit Politik, Alexis Hupin, gjatë fjalës së tij.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Japonia të heqë vizat me Shqipërinë
Artikulli tjetërARRSH ndërhyrje në disa akse rrugore për eliminimin e pikave të zeza