Ballina Flash

Macron uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë

PRISHTINË, 16 shkurt /ATSH/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë.

Macroni në letrën e tij ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet për sundimin e ligjit dhe integrimin evropian.

“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.

Macroni ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se presin që të dy vendet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve. Ai ka shtuar se është thelbësore që të rifillojnë bisedimet.

“Është gjithashtu thelbësore të rifillojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është një element qendror për perspektivën evropiane të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit të rajonit dhe kontinentit evropian. Presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Macron./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Papa Françesku: Dorëheqja nuk është në axhendën time
Artikulli tjetërOsmani urohet për Pavarësinë edhe nga presidenti i Gjermanisë