Ballina Aktualitet

Meta: Nismat tona në Kuvend janë bllokuar

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot në një intervistë televizive se Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë paraqitur në Kuvend disa iniciativa që janë bllokuar.

“Edi Rama ka shkatërruar parlamentarizmin me kukullat e tij. Nuk e ka bllokuar opozita parlamentin, opozita ka paraqitur propozime, Partia Demokratike dhe Partia Lirisë kanë paraqitur disa iniciativa, të cilat janë bllokuar. Opozita do ta rivendosë parlamentarizmin”, tha Meta.

Duke folur për zgjedhjet vendore, Meta tha se Partia e Lirisë i ka të gjitha mundësitë që të ketë në të gjithë vendin këshilltarë.

“Nuk dëshiroj të merrem me të kaluarën. Sot kanë të gjithë mundësi të japin kontribut për 14 majin. Deputetët tanë janë ndër deputetët më të vlerësuar. Unë besoj që Partia e Lirisë i ka të gjitha mundësitë që të ketë në të gjithë vendin këshilltarë, në mënyrë që të japim kontributin tonë në mbrojtje të interesit qytetar”, tha ai.

Sipas Metës, “opozita ka një përgjegjësi shumë të madhe”.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAMBOLL – Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin në 20 000
Artikulli tjetërKompleksi “Mangalem 21” në Tiranë, projekt i studios holandeze “OMA”