Ballina Aktualitet

Balla: Protesta e opozitës, axhendë personale e Sali Berishës

TIRANË, 7 shkurt /ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se, sa herë që Shqipëria dhe shqiptaria kanë çështje të rëndësishme Sali Berishën e ke në protestë.

Balla iu referua vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pranuar planin franko-gjerman.

“Kur Kosova ka një çështje që ka nevojë për vëmendjen e Shqipërisë, Shqipëria duhet ta ketë vëmendjen te Kosova”, tha ai.

Balla theksoi se, protestat e Sali Berishës, qoftë përpjekjet për të bllokuar Kuvendin e Shqipërisë apo protesta të tjera, janë axhenda personale e një njeriu që nuk mund të imponohet mbi axhendën e rëndësishme të Shqipërisë.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestivali i Sanremos ngre siparin sonte me Anna Oxa-n
Artikulli tjetërManastirliu: Gati investimi për transformimin e spitalit rajonal të Lezhës