Ballina Ekonomi

Temperaturat e ulëta, ARRSH: Qarkullimi kryhet normalisht në gjithë akset rrugore

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Temperaturat e ulëta kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke arritur deri në -21°C në zonat malore, shoqëruar edhe me erë të fortë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, pavarësisht kushteve të këqija të motit, qarkullimi kryhet pa probleme.

“Është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, bën të ditur në njoftim ARRSH.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, kur udhëtojnë për në zonat malore.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKultivimi i grurit, MBZHR: 447,6 milionë lekë mbështetje për fermerët
Artikulli tjetërRama: Pedonale dhe hapësira rekreative, projekti i ri që po merr jetë në Valias