TRIESTE, 23 janar /ATSH-ANSA/ – Promovimi i rolit të Italisë në Ballkanin Perëndimor, një nga prioritetet e qeverisë së re italiane dhe në të njëjtën kohë procesi i integrimit evropian dhe rritja ekonomike e vendeve të rajonit janë temat kryesore të konferencës kombëtare “Italia dhe Ballkani Perëndimor: Rritje dhe integrim”.
Kjo konferencë është një iniciativë e Ministrisë së Jashtme italiane dhe e ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani.
Në rendin e ditës është edhe një video-përshëndetje e kryeministres, Giorgia Meloni dhe një fjalim nga Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumicës së shoqatave të rëndësishme të botës italiane të industrisë si Ice, Sace, Simest, Finest, Bei, Bers dhe të tjerë.
Për të pasuruar programin e konferencës janë përfshirë panele të ndryshme të dedikuara për objektivat e partneritetit Itali-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorëve italianë në rajon./ a.jor.























