TIRANË, 19 janar /ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann priti dje në Shtëpinë e Evropës deputetët e Komisionit të Integrimit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Hohmann u shpreh se, anëtarët e Parlamentit luajnë një rol kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Përfaqësuesit e të gjitha partive politike duhet të kenë prioritet kryesor reformat lidhur me BE-në. Delegacioni i BE-së do të vazhdojë të jetë aty për të mbështetur Shqipërinë në këtë detyrë sfiduese “, theksoi në një postim në rrjetet sociale ambasadorja e BE, Christiane Hohmann.
















