BAZA AJRORE ”RAMSTEIN” (Gjermani) – Takimi midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve për të koordinuar ndihmën për Ukrainën.
MANILA (Filipine) – Konferencë për shtyp e zyrtarëve amerikanë dhe filipinas në fund të dialogut strategjik dypalësh.
HELSINKI (Finlandë) – Vizitë e ministrit të Jashtëm danez, Jeppe Kofod.
TULUZ (Francë) – ”Airbus” zbulon sondën ”Juice” të ESA-s përpara nisjes së saj.
BEOGRAD (Serbi) – Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së në Beograd dhe Prishtinë si pjesë e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i zyrtarëve shëndetësorë të BE-së për të shqyrtuar kontrollet Covid për udhëtarët nga Kina.
HAGË (Holandë) – Deklaratat e Kryegjyqtarit dhe Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për vitin 2023.
DAVOS (Zvicër) – Tryezë e rrumbullakët për ekonominë globale, me Kristalina Georgieva (FMN), Christine Lagarde (ECB), ministrin francez Bruno Le Maire.
SHËN PETËRBURG (Rusi) – Seanca në gjyqin e një artisti të arrestuar për denoncimin e ofensivës në Ukrainë.
BERLIN (Gjermani) – Kancelari gjerman Scholz takohet me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou.
ÇIKAGO – Fjalimi i sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Universitetin e Çikagos.
SENEGAL – Vizita e sekretares së Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen./ a.jor.












