Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 janar 2023

TIRANË, 20 janar /ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e jugperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e para të 24 orëshit parashikohen reshje të dendura dëbore në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër. Më pas reshjet e dëborës bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët në relievet kodrinore-malore në lindje të territorit dhe lartësitë mbi 300-500 metër.

Do të ketë mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës. Era do të fryjë me drejtim  juglindje-jugperëndim më pas juglindje verilindje me shpejtësi nga 3-10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era do të jetë tepër intensive me fortësinë e Tufanit dhe shpejtësi që arrijnë deri në 18-25 m/sek kryesisht prej orëve të pasdites.

Valëzimi në dete parashikohet fillimisht i forcës 1-3 ballë më pas 4-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/10 Re shi
Kukës 4/9 Re borë
Lezhë 6/10 Re shi
Dibër 3/8 Re borë
Durrës 8/14 Re shi
Tiranë 7/13 Re shi
Elbasan 5/13 Re shi
Berat 8/14 Re shi
Vlorë 10/14 Re shi/shtrëngatë
Korçë 3/10 Re borë
Gjirokastër 8/14 Re shi/borë
Sarandë 9/13 Re shi/shtrëngatë
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia zvogëlon vëllimin e gazit përmes Ukrainës në Evropë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/01/2023