Ballina Flash

Parashikimi i motit, 16 janar 2023

TIRANË, 16 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën hënë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe të dendura.

Prej orëve të mesditës, parashikohet shtim vranësirash deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim.

Duke filluar prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë ultësirës perëndimore bëhen me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje, parashikohen reshje të dendura dëbore.

Gjithashtu, parashikohet mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje – jugperëndim me shpejtësi nga 3 – 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina, parashikohet era intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 12-18m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/15 Re shi/stuhi
Kukës 3/9 Re shi/borë
Lezhë 9/14 Re shi/stuhi
Dibër 1/8 Re shi/borë
Durrës 5/15 Re shi/stuhi
Tiranë 6/16 Re shi/stuhi
Elbasan 6/15 Re shi/stuhi
Berat 4/17 Re shi/stuhi
Vlorë 8/15 Re shi/stuhi
Korçë 1/8 Re shi
Gjirokastër 2/15 Re shi/stuhi
Sarandë 10/17 Re shi/stuhi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmet me magnitudë 4.7 me epiqendër në Klos, Peleshi: Dëme të lehta në Xibër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/01/2023