Ballina Bota

BERLIN – ”Leica” rilind aparatin e famshëm sovjetik ”Zenit”

BELIN, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Prodhuesi i famshëm gjerman i aparateve fotografike ”Leica” do të rinovojë aparatin e famshëm sovjetik ”Zenit”, më shumë se 30 vite pas përfundimit të prodhimit të tij në seri, me një model të ri që pritet të zbulohet, i frymëzuar nga ky dizajn i famshëm, por i përshtatur me epokën dixhitale.

Ky aparat i ri i quajtur ”Zenit M” do të pajiset me një lente të prodhuar në Rusi nga uzina historike e Krasnogorskit, KMZ, pranë Moskës, por do të bashkohet në Gjermani me teknologjitë ”Leica”, njoftoi konglomerati shtetëror rus ”Rostec” i cili kontrollon prodhuesin rus.

Dizajni i ”Zenit M” do të frymëzohet nga modelet historike të uzinës, ”Zenit E” dhe ”Zorki”,  që për ironi të historisë u kthyen në muzën kryesore të ”Leica”./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Qyteti që po kërkon të humbë 100 000… kilogramë!
Artikulli tjetërRestaurimi i Pazarit të Gjirokastrës – Atraksion për turizmin dhe biznesin