Ballina Flash

MSHMS: 22 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 454 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 12 qytetarë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnjë, Himarë, Sarandë, Tepelenë.

Ministria informon se, janë 210 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

“Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,804 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika ( 21 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 454

Testime totale 2,016,432
Raste pozitive 332,611
Raste të shëruara 328,806
Raste aktive 210
Humbje jete 3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 167
Gjirokastër 11
Fier 9
Vlorë 7
Lezhë 6
Berat 4
Durrës 2
Shkodër 2
Korçë 2

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPika kontrolli për të garantuar qarkullimin e lirë në aksin Mitrovicë–Leposaviq
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit