TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Pas mbulimit 100% të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin, Junior Achievement of Albania (JAA) së shpejti do të ofrojë modulet e edukimit financiar dhe sipërmarrjes në arsimin profesional në Shqipëri.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nënshkroi sot një marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan ( AADF), që i hap rrugë zbatimit të këtyre elementeve në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri.
33 institucione të arsimit profesional në vend, me rreth 18 mijë studentë, do të kenë mundësinë të zhvillojnë modulet e JAA dhe të bëhen pjesë e rrjetit kombëtar dhe ndërkombëtar të JAA, me mbi 5 milionë të rinj nga gjithë Evropa e mbi 15 milionë në të gjithë botën. /j.p/




















