Ballina Flash

Pukë, hapet qendra e zhvillimit të startup-eve

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Në qytetin e Pukës, pikërisht sot në Ditën e Rinisë, ka hapur dyert Qendra e Inovacionit për mbështetjen e të rinjve në zhvillimin e ideve të tyre dhe ndërtimin e sipërmarrjeve të reja.

Ky projekt është financuar nga ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali dhe mbështetur nga bashkia Pukë, synon nxitjen e të rinjve për ndërtimin e një të ardhmeje pranë vendit të tyre.

Gjithashtu kjo qendër synon përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve për të rinjtë për zhvillimin e startup-eve.

Sipas bashkisë së Pukës, ky projekt është një mundësi e të rinjve për fuqizimin e tyre në botën e sipërmarrjes.

Të  rinjtë pukjanë  do mund të përdorin ambientet për trajnime, për shkrimin e planeve të bizneseve, për kalimin e kohës së lirë , për shkëmbimin e ideve, etj.

Për realizimin e këtij projekti përveç ambienteve mundësohet dhe asistencë teknike, që grupet e synuara të punojnë për idetë e tyre inovatore.

Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali nënshkruan në korrik të këtij viti marrëveshjen për realizimin e projektit “Qendra e zhvillimit të startup-eve dhe mbështetja e të rinjve në bizneset inovative”, e cila tashmë është gati për të pritur të rinjtë.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBilali: 32 vite pas 8 dhjetorit 1990, Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë
Artikulli tjetërNikolla: 8 Dhjetori, rilindja e ëndrrës evropiane