TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se angazhimi në Planin Kombëtar të Pastrimit ka qenë maksimal edhe në të gjitha bashkitë e qarqeve Korçë, Kukës, Tiranë, Gjirokastër, Lezhë e Fier.
Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se “në këtë plan morën pjesë jo vetëm ata që e kanë detyrë funksionale procesin e pastrimit, por edhe të administratës dhe organizimit të mësuesve dhe nxënësve të shkollave, si forma më e mirë e edukimit për të kuptuar se ku shkojnë mbetjet tona dhe ç’i bëjmë natyrës me papërgjegjshmërinë tonë”.
Në qarkun e Korçës u pastruan 166 hotspote, me angazhimin e 4194 personave dhe përdorimin e 642 mjeteve.
Në qarkun Kukës rezultojnë 64 hotspote të pastruara, janë përfshirë 12 306 persona dhe janë përdorur 356 mjete.
Ndërsa në qarkun Tiranë janë pastruar 386 hotspote, me ndihmën e 10 408 personave dhe 81 mjeteve, në qarkun Gjirokastër janë pastruar 73 hotspote, me ndihmën e 6138 personave dhe 27 mjeteve, në qarkun Lezhë janë 4200 thasë të pastruar, 293 persona të angazhuar, 4 mjete të përdorura.
Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe përfshiu të gjitha qytetet e vendit.
/k.s/j.p/














