Ballina Flash

Twitter nuk merr më masa kundër dezinformatave të Covid-19

KALIFORNI, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Platforma amerikane e mediave sociale Twitter nuk po merr më masa kundër dezinformatave të koronavirusit pas marrjes së tij nga miliarderi Elon Musk.

Masat përkatëse ishin pezulluar tashmë të mërkurën e javës së kaluar, sipas një mesazhi në një faqe në Twitter.

Kompania vendosi rregulla në vitin 2020 për të ndaluar përhapjen e informacionit të rremë dhe mashtrues në lidhje me virusin dhe vaksinat.

Në atë kohë, Twitter përmendi rrezikun për njerëzit që mund të përdornin trajtime joshkencore ose të hiqnin dorë nga vaksinat.

Në total, më shumë se 100 000 postime janë hequr dhe më shumë se 11 000 llogari janë pezulluar për shkelje të rregullave, sipas raporteve të mëparshme.

Masa ka marrë shumë kritika, kryesisht nga kampi politik i krahut të djathtë në Shtetet e Bashkuara. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BE shtrëngon rregullat e shitjeve online
Artikulli tjetërOperacioni ndërkombëtar, mbyllen 12 526 faqe interneti me përmbajtje pirate