Ballina Flash

Rama takon trajnerin e Italisë

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka takuar sot trajnerin e përfaqësueses italiane të futbollit, Roberto Mancini.

Mancini ndodhet në Tiranë pasi përfaqësuesja e Italisë do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”.

Mancini drejtoi Italinë në kampionatin evropian EURO 2020, duke e shpallur kampione Evrope.

Kjo është sfida e katërt e Italisë ndaj Shqipërisë. Italianët kanë fituar tri herë, 1-0 në miqësoren e Xhenovas më 2014-ën me golin e Okakas dhe në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, 2-0 në Palermo dhe 1-0 në “Loro Boriçi”, në vitin 2017.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak3 vite nga tërmeti, Hysaj: Familjet në qiell të hapur në Durrës
Artikulli tjetërBM – Inflacioni në nivelin më të lartë të 41 viteve të fundit