Ballina Flash

Moti i keq, Drejtoria Detare apel për marrjen e masave nga mjetet lundruese

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-juglindje në datat 4-5 nëntor 2022 moti do të jetë i përkeqësuar.

Sipas DPD-së, zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 10-25 m/s, lartësi dallge 1-2 m.

Drejtoria Detare kërkon bashkëpunimin e gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas orës 18:00, të datës 5 nëntor 2022.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCelibashi: Kostoja e zgjedhjeve vendore 5.3 miliardë lekë
Artikulli tjetërRama citon raportin e CIA-s: PD u financua me gjysmë milioni USD për të rrëzuar qeverinë