Ballina Flash

MSHMS: 17 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 17 qytetarë, teksa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, njoftoi se janë kryer 302 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 17 qytetarë, në këto bashki: 12 qytetarë në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 1 në Lushnjë.

“Janë 244 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,963 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Statistika ( 30 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             15

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     302

Testime totale                   1,997,033

Raste pozitive                      331,800

Raste të shëruara                  327,963

Raste aktive                             244

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    162

Vlorë                         24

Fier                           12

Gjirokastër                12

Berat                           11

Durrës                     8

Elbasan                   5

Shkodër                 4

Lezhë                       3

Korçë                       1

Kukës                       1

Dibër                           1

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e çmimit të energjisë më 1 nëntor, Rama: Lajm dyfish i rremë nga opozita e rublave
Artikulli tjetërTë flesh pak apo shumë? Sa orë i nevojiten trupit?