Ballina Aktualitet

Von der Leyen viziton pasditen e sotme Tiranën

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën pasditen e sotme.

Von der Leyen do të takohet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Presidentja Von der Leyen gjithashtu do të vizitojë kantierin e ndërtimit të seksionit hekurudhor Tiranë-Durrës, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në një njoftim nga zyra e BE-së në Tiranë.

Në orën 16:45 në Kryeministri, do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentes Von der Leyen dhe Kryeministrit Rama.

Më pas në orën 17:20, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të pritet në një takim nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJa pse miqësorja me Arabinë Saudite, ishte shans i artë për lojtarët
Artikulli tjetërPalmira në Festivalin e Filmit Arkeologjik “Arkeovizion”