Ballina Ekonomi

Tregu valutor, forcohet euroja, bie dollari

TIRANE, 26 tetor /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën  monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua thellë me 1.44 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0.39 lekë në kuotën e këmbimit me 117.97 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Ndryshe nga monedha e gjelbër amerikane që ra në vlerën e 117.65 lekëve.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të të cilëve do të rritet.

Forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit, por edhe e kërkesë-ofertës në tregun vendas.

Ndërkohë paundi britanik u ngjit me 1.031 lekë dhe këmbehet me 136.22 lekë dhe franga zvicerane u mbiçmua me 0.14 lekë dhe këmbehet me 118.99 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 117.65 -1.44
Euro EUR 117.97 +0.39
Poundi Britanik GBP 136.22 +1.31
Franga Zvicerane CHF 118.99 +0.14
Jeni Japonez (100) JPY 80.00 +0.01
Dollari Australian AUD 76.19 +1.09
Dollari Kanadez CAD 86.84 +0.12
Korona Suedeze SEK 10.78 +0.09
Korona Norvegjeze NOK 11.39 +0.10
Korona Daneze DKK 15.85 +0.05
SDR SDR 150.35 -1.75
Ar (OZ 1) XAU 196491.97 +986.68
Argjend (OZ 1) XAG 2314.09 +68.35
Juani Kinez (onshore) CNY 16.40 +0.11
Juani Kinez (offshore) CNH 16.33 +0.15
Lira Turke TRY 6.32 -0.08

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet Strategjia Kombëtare e Rinisë
Artikulli tjetërTuneli i Llogorasë përfundon në shkurt të vitit që vjen